Autobusi që po udhëtonte nga Gjermania përplaset në Kroaci

  • G.G /
  • 17 July 2021 - 11:16
Autobusi që po udhëtonte nga Gjermania përplaset në Kroaci

Është bërë e ditur se një autobus nga Struga, i cili po udhëtonte nga Gjermania drejt Maqedonisë së Veriut u përplas në një autostradë pranë Nova Gradishkas të Kroacisë.

Thuhet se autobusi me udhëtarë u përplas në rrethojat e autostradës sot (17 korrik 2021) rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Sipas mërgimtarve, thonë se shoferin e kishte zënë gjumi. Nga kjo përplasje disa mërgimtarë kanë pësuar lëndime të lehta, ndërkohë që autobusi është dëmtuar në masë të madhe.

“Zoti i madh me pak lëndime e me shumë dëme materiale të autobusit nga Struga. Ngjarja ndodhi në ora 5h të mëngjesit afër Nova Gradishka në drejtim të Maqedonisë së Veriut”, deklaron për News-TV mërgimtari Sadri Osmani nga Çegrani i Gostivarit.

Ai ka treguar se atyre iu ka siguruar një autobus tjetër dhe tani po bëhen gati për tu nisur drejt vendlindjes. 

(Kosova Sot Online)