Moti nesër në Kosovë – Shi dhe shkarkime rrufesh

  • G.G /
  • 17 July 2021 - 12:03
Moti nesër në Kosovë – Shi dhe shkarkime rrufesh

Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe jostabil.

IHMK-ja ka njoftuar se përpos rrezeve të pakta të diellit do të ketë edhe vranësira, shi dhe shkarkime rrufesh.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

(Kosova Sot Online)