Lutfi Haziri i dalin lotët pas nominimit për kryetar të Gjilanit

  • G.G /
  • 17 July 2021 - 13:34
Lutfi Haziri i dalin lotët pas nominimit për kryetar të Gjilanit

Dega e LDK-së ka nominuar Lutfi Hazirin si kandidat për kryetar të Gjilanit.

Haziri ishte i propozuari i vetëm i degës së LDK-së në Gjilan. Pas propozimit të kandidaturës ai është emocionuar, madje i kanë dal edhe lotët.

Haziri ka thënë se partia e tij ka bërë gabime politike për të cilat duhet të kërkojë falje pas ndëshkimit që ka marrë, por u shpreh i bindur se LDK do të kthehet në pozitë më të fuqishme.

“E kam thënë se LDK po kalon ditët më të vështira politike në historinë e saj, sepse e ka marrë një ndëshkim politkim të merituar. Kur gabon politikisht duhet thënë “më fal”. Gabimet politike i kemi lexuar drejt. Kuvendi i fundit i LDK-së ka punuar drejt. Sot jemi këtu për ta rikthyer vendin e gardianit politik”, tha Haziri.

Haziri ka thënë se do ta ketë një program shumë ambicioz për Gjilanin, me të cilin edhe vetë qytetarët do të jenë krenarë.

“Të punojmë me këmbëngulësi dhe të jetojmë më të bashkuar, më afër të njëri-tjetrit sepse edhe më tutje ky vend ka nevojë për LDK-në. Kemi me e shkri një program që gjilanasit do të krenohet me të. Në tetor LDK do të jetë partia e parë me votë dhe me komuna. Besoni në fitore, sepse kjo ka me ndodhë”.

Ndërsa lideri i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, i cili po ashtu ishte i pranishëm në Koneventën e kësaj dege, tha se e pranon nominimin e Hazirit për kryetar të Gjilanit.

“Në frymë të propozimit të degës dhe anëtarësisë së LDK-së në Gjilan, e pranoj nominimin e Lutfi Hazirit edhe për një mandat”.

(Kosova Sot Online)