Menaxherja e ateliesë Matoshi: Fustanet u huazuan, vajzës së Kurtit deshëm t’ia bëjmë dhuratë, por s’e pranuan

  • G.G /
  • 17 July 2021 - 14:43
Menaxherja e ateliesë Matoshi: Fustanet u huazuan, vajzës së Kurtit deshëm t’ia bëjmë dhuratë, por s’e pranuan

Menaxherja e Atelesë Matoshi: Fustanët u huazuan, vajzës së Kurtit deshëm t’ia bëjmë dhuratë por s’e pranuan.

Sanije Matoshi, menaxhere në Atelenë Teuta-Lirika Matoshi, ka reaguar pas diskutimit rreth fustanit që vajza e kryeministrit Kurti ka veshur në paraqitjen në Festivalin e Filmit në Kanë të Francës.

Sanije Matoshi ka thënë se të dy fustanet janë huazuar, derisa për fustanin e vajzës së Kurtit ka thënë se ia kishin ofruar familjes së kryeministrit si dhuratë por që këta të fundit nuk e kanë pranuar.

Image

Por mbrëmë vetë kreatorja, Lirika Matoshi, pas gjithë reagimeve që ishin bërë për punën e çmimit të lartë të fustanit, kishte thënë se ia kishin bërë vetë dhuratë vajzës së kryeministrit.

Këtë reagim Lirika Matoshi ia kishte bërë zyrtares së PSD-së, Natyra Kuçit, pasi kjo e fundit kishte publikuar çmimin 490 dollarësh të fustanit.

Derisa zëdhënësja e Qeverisë Kurti, Rozafë Kelmendi, kishte thënë se fustanet ishin huazuar dhe se me t’u kthyer në Kosovë ata do t’iu ktheheshin kreatoreve.

“Kryeministri ndodhet në Kanë në përkrahje të filmit kosovar dhe bashkëshortja e tij, ka huazuar dy fustanë për veten dhe fustanin me dredhëza për të bijën, të disenjuara nga kreatoret kosovare Teuta dhe Lirika Matoshi. Me t’u kthyer në Prishtinë fustanët do t’u kthehen kreatoreve”, kishte shkruar Kelmendi.

Reagimi i plotë i Sanije Matoshit:

Dua te sqaroj per fustanet e Teuta&Lirika Matoshi qe u prezantuan nepermjet bashkeshortes dhe vajzes se Kryeministrit Albin Kurti në Festivalin Nderkombetar të Filmit, në Cannes te Francës.

Meqenese e menaxhoj Atelene e Teuta&Lirika Matoshi dhe qe te trija u perkujdesem per veshjen e tyre, dua te ju siguroj qe ne i kemi veshur ato qe te percjellim nje mesazh dhe qe nepermjet kreacioneve tona ta prezantojne Kosoven sa me dinjitetshem ne kete event.

Fustanet jane marre ne huazim vetem per kete event, ashtu siç veprojne te gjithe artistet dhe personalitetet e tjera.

Sa i perket fustanit te vajzes, Lirika ia ka punuar personalisht si dhurate, por familja Kurti nuk ka pranuar, e ka marre vetem si huazim.

Kjo eshte nje e vertete dhe u detyrova te shkruaj edhe pse nuk dua te involvohem ne shkrime te tilla, por eshte ne pyetje Familja dhe Shteti im!

(Kosova Sot Online)