Policia jep detaje për zbulimin e 11 sirianëve në Suharekë

  • G.G /
  • 17 July 2021 - 14:57
Policia jep detaje për zbulimin e 11 sirianëve në Suharekë

Janë shoqëruar në stacionin policor shtatë të dyshuar nga Suhareka të premten rreth orës 11.00, pasi që në shtëpinë ku ishin duke qëndruar janë gjetur njëmbëdhjetë meshkuj shtetas të Sirisë.

Policia njofton se me vendim të prokurorit, katër të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. Njësia për migrim dhe të huaj ka marr Sirianët dhe i ka dërguar në Qendrën për Azil. 

(Kosova Sot Online)