Arben Gashi i uron suksese Lutfi Hazirit në garën për kryetar të Gjilanit

  • G.G /
  • 17 July 2021 - 16:50
Arben Gashi i uron suksese Lutfi Hazirit në garën për kryetar të Gjilanit

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka zyrtarizuar Lutfi Hazirin si kandidat për kryetar të Gjilanit.

Haziri ishte i propozuari i vetëm i degës së LDK-së në Gjilan. Kjo u bë e ditur pas Konventës së mbajtur nga degën e LDK-së në këtë komunë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, përmes një postimi në rrjetin social i ka uruar suksese kandidatit për kryetar të Gjilanit.

“Kandidati për Kryetar te Gjilanit. Suksese Lute!”, ka shkruar Gashi.

(Kosova Sot Online)