Mbi dy orë po presin bashkatdhetarët në Merdare për të hyrë në Kosovë

  • G.G /
  • 17 July 2021 - 17:20
Mbi dy orë po presin bashkatdhetarët në Merdare për të hyrë në Kosovë

Ardhja e bashkatdhetarëve për puhsime në vendlindje,  ka krijuar pasdite kolona e pritje të gjata në Pikë Kalimin Kufitar Merdare.

Pritjet aty pasdite kanë shkuar në dy orë derisa kolonat mbi 300 metra.

Po ashtu kolonat pritjet  mbi gjysmë ore e kolona mbi 150 metra janë krijuar edhe në hyrje të pikë kalimit kufitar Dheu i Bardh.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, konfirmojnë se në orën 16.00 pritjet në Merdare ishin 120 minuta e kolonat mbi 300 metra.

Po ashtu edhe tek Dheu i Bardh ë ka kpritje 30 minutëshe e kolona 150 metra, derisa në pikat tjera nuk ka pritje e kolona.

Derisa nga pikat kufitar nga ku më së shumti lëvizin mërgimtarët janë ajo Muçibabë, Mutivodë, Stançiq, Jarinje, Bërnjak, Hani i Elezit, Glloboqicë, Vërmicë, Kullë, Qafë e Prushit dhe ajo e Qafë e Morinës, nuk ka pritje e kolona.

(Kosova Sot Online)