Kujt i takojnë shpenzimet e dasmës? Çifti i sapomartuar rrihen në mes të rrugës

  • A.P /
  • 18 July 2021 - 09:04
Kujt i takojnë shpenzimet e dasmës? Çifti i sapomartuar rrihen në mes të rrugës

Një çift turk, Ayşenur 23 vjeç dhe Sinan A. 24 vjeç të cilët u martuan në rrethin Marmaris të Muglas kohët e fundit u rrahën në mes të rrugës për shkak të shpenzimeve të dasmës së tyre.

Çifti, së bashku me një mik, ndodheshin në qytetin e  Uzunyalı, ku edhe filloi sherri.

 

Pas përleshjes, Ayşenur A. shkoi në stacionin e policisë dhe u ankua për burrin e saj Sinan A.

Në deklaratën e saj në stacionin e policisë ajo u shpreh se po debatonte me nënën në telefon për shkak të shpenzimeve të dasmës dhe më pas burri i saj e goditi me grusht.

Në raportin e mjekut, u përcaktua se çifti nuk kishte probleme me alkoolin.

Ayşenur A. kishte shenja të lehta rrahjeje në fytyrë dhe krah. Ayşenur A., ​​e cila u ankua për burrin e saj, mori urdhër mbrojte.

Ndërkohë, përleshja midis Sinan A. dhe Ayşenur A. në mes të rrugës u filmua nga një qytetar i cili ndodhej në vendin e sherrit.

(Kosova Sot Online)