Rrëmbehet për disa orë vajza e ambasadorit

  • A.P /
  • 18 July 2021 - 11:23
Rrëmbehet për disa orë vajza e ambasadorit

Vajza e ambasadorit të Afganistanit në Pakistan Najib Alikhil u rrëmbye ditën e djeshme për disa orë. BBC shkruan se ajo u mor dhe u torturua nga disa sulmues të panjohur.

Silsila Alikhil u mbajt për disa orë, pasi u kap në rrugë për në shtëpi në kryeqytetin pakistanez Islamabad. Ministria e Jashtme e Afganistanit në një deklaratë tha se ajo ishte “torturuar rëndë” dhe se do të paraqiste një ankesë.

Zyrtarët pakistanezë thonë se 20-vjeçarja Silsila Alikhil, u sulmua nga disa persona, të cilët e hipën në një makinë dhe e torturuan. Pas lirimit ajo u kurua në spital. Duke dënuar “sulmin çnjerëzor”, ambasadori, Najib Alikhil, tha se vajza e tij “ndihet më mirë tani”.

Ndërkohë që ministria e jashtme afgane shprehu “shqetësimin e saj të thellë” dhe i kërkoi Pakistanit të garantojë sigurinë e diplomatëve dhe familjeve të tyre.

(Kosova Sot Online)