Jashari: Numri i madh i masakrave mbi popullin shqiptar janë dëshmia më e mirë e gjonocidit serb mbi ne

  • A.P /
  • 18 July 2021 - 13:24
Jashari: Numri i madh i masakrave mbi popullin shqiptar janë dëshmia më e mirë e gjonocidit serb mbi ne

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka qenë i pranishëm në konferencën “Masakrat dhe krimet serbe, malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare 1912 -1999”, organizuar nga shoqata “Trojet e Arbrit”.

Jashari tha se me këtë rast para të pranishmëve ka deklaruar se numri i madh i masakrave të tmerrshme mbi popullin e pafajshëm shqiptar janë dëshmia ma e mirë e gjonocidit dhe krimeve makabre që shteti serb bëri mbi ne me dekada.

E për këtë ai ka deklaruar se ende kriminelet dhe shteti serb nuk janë dënuar.

Shkrimi i tij i plotë:

Sot mora pjesë në konferencën “Masakrat dhe krimet serbe, malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare 1912 -1999”, organizuar nga shoqata “Trojet e Arbrit”, me kryetar, z. Nue Oroshi.

Konferencë kjo e cila bëri bashkë shumë historian e studiues nga të gjitha trojet shqiptare në qytetin tonë historik Skenderaj.

Me këtë rast para të pranishmëve deklarova se numri i madh i punimeve që do të  prezantohen sot në këtë konferencë tregon për numrin e madh të masakrave që janë zhvilluar mbi popullin tonë autokton dhe njëkohësisht dëshmojnë madhështinë dhe historinë e lavdishme të popullit tonë, rrugën e mundimshme deri tek Liria të cilën sot e gëzojmë.

Numri i madh i masakrave të tmerrshme mbi popullin e pafajshën shqiptar janë dëshmia ma e mirë e gjonicidit dhe krimeve makabre që shteti serb bëri mbi Ne me dekada, për të cilat ende kriminelet dhe shteti serb nuk janë dënuar.

Nga ana tjëtër këto masakra shpërfaqin sakrificën e jashtëzakonshme të popullit tonë për Liri e Pavarësi.

Është obligim i secilit nga Ne, por edhe më shumë i historianëve e studiuesve tonë që të mbledhim, faktojmë e argumentojmë luftën tonë të drejtë për çlirimin e vendit në njerën anë dhe në anën tjetër të dëshmojmë krimet që shteti serb bëri pamëshirshëm në Kosovë.

Pas përfundimit të pjesës ceremoniale bashkë me një delegacion të kësaj konference bëmë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

(Kosova Sot Online)