Burri nga Istogu e plagos aksidentalisht veten dhe një person

  • G.G /
  • 19 July 2021 - 09:56
Burri nga Istogu e plagos aksidentalisht veten dhe një person

Një burrë nga Istogu është arrestuar pasi që  kishte shkrepur aksidentalisht me armë zjarri që e mbante pa leje.

Si pasojë e shkrepjes aksidentale të armës, është plagosur viktima mashkull kosovar dhe vet i dyshuari.

Viktima është në tretman mjekësor, ndërsa, i dyshuari është liruar me vendim të prokurorit.

“Istog, 17.07.2021 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shkrepur aksidentalisht me armë zjarri  të cilën ai e mbante pa leje. Si pasoj e shkrepjes aksidentale të armës është  plagosur viktima mashkull kosovar dhe vet i dyshuari. Viktima është në tretman mjekësorë. I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)