QKUK deklarohet për rrëzimin e fëmijës 4-vjeçar

  • G.G /
  • 19 July 2021 - 13:49
QKUK deklarohet për rrëzimin e fëmijës 4-vjeçar

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës është deklaruar për rrëzimin e një fëmije 4-vjeç në shkallët e një nga objektet e klinikave kirurgjike. Në reagimin e tyre thuhet se fëmija ishte i shoqëruar me prindin- ky i fundit si vizitor në një nga klinikat.

Pas rrëzimit fëmijës i është ofruar trajtim mjekësor dhe është dërguar për ekzaminime shtesë në Klinikën Emergjente.

Reagimi i plotë i tyre:

Në lidhje me shkrimet që po qarkullojnë në medie se është rrëzuar një fëmijë në Klinikën e Pediatrisë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës sqaron se rasti nuk ka ndodhur në Klinikën e Pediatrisë.

Një prind vizitor, derisa po vizitonte një të afërm në objektin e klinikave kirurgjike, kishte me vete një fëmijë të moshës rreth 4 vjeçare, i cili ka rrëshqitur në shkallë.

Ekipet mjekësore kanë reaguar menjëherë, duke i ofruar tretmanin e nevojshëm mjekësor fëmijës, i cili  pastaj është dërguar për ekzaminime shtesë në Klinikën Emergjente, ku edhe po merr trajtimin e mëtejmë mjekësor.

Për rastin është deklaruar edhe zëdhënësi i policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka dhënë detaje për Express.

“Rreth orës 11:30, është pranuar informata se një fëmijë është rrëzuar nga shkallët e një klinike  në QKUK, dhe i njëjti ka marrë lëndime trupore”, ka thënë Borovci.

Ai ka thënë se fëmija kishte qenë me prindin e tij në vizitë te një familjar.

“Në kohën e rrëzimit fëmija nuk ka qenë i shtrirë në klinikë por ka qenë me prindin e tij në vizitë të një familjari”, tha ai.

“Aktualisht fëmijës është duke i’ u ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor në klinikën përkatëse, përderisa nga ana tjetër po trajtohen rrethanat e ngjarjes”, shtoi i njëjti.

(Kosova Sot Online)