Aksident në magjistralen Lipjan-Shtime, ka të lënduar

  • G.G /
  • 19 July 2021 - 14:04
Aksident në magjistralen Lipjan-Shtime, ka të lënduar

Rreth orës 12:40, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Ibrahim Rugova” në Lipjan, respektivisht në magjistralen, Lipjan – Shtime.

Policia ka konfirmuar se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërkaq trajtim mjekësor kanë kërkuar dy persona të lënduar.

“Njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, thuhet në konfirmimin e policisë.

(Kosova Sot Online)