​Përplasen deputetët e VV-së dhe LDK-së për 2.1 milionët e vjedhur

  • G.G /
  • 19 korrik 2021 - 14:11
​Përplasen deputetët e VV-së dhe LDK-së për 2.1 milionët e vjedhur

Në seancën e sotme parlamentare derisa, deputetja nga LDK-ja Hykmete Bajrami kërkoi llogari nga kryetarja e Komisionit për Bujqësi, Fitore Pacolli për tiketën ngjitëse për regjistrimin e automjeteve, deputeti nga VV-ja Sali Zyba ka kërkuar përgjegjësi nga ish-ministrja Bajrami për rastin e vjedhjes së 2.1 milionë euro në ministri të Financave.

Deputeti Zyba tha se nëse tiketa ngjitëse qenka e formës korruptive le ta bartë këtë përgjegjësi Qeveria aktuale.

“Tendenca për me hapur një temë tjetër, po, ka hapësirë ndoshta edh këtu, por kur e morët fjalën ju deputete Bajrami dhe folët për 2 milionët, unë fillova me u gëzuar që mos ke bërë zgjidhje për ato 2 milionë që janë vjedhur në kohën tënde. Nëse kjo tiketë qenka e korrupsionit le të bartë kjo qeveri këtë tiketë në emër të korrupsionit, por është mandati ai që përcakton. Andaj, me këtë ton meqë pa të drejt nga kolegia, nuk po e di çka është ky vrull i juaji kështu”, theksoi ai.

Për këtë ka replikuar ish-ministrja e Fianncave, Hykmete Bajrami, e cila tha se kurrë nuk kanë me arrit deputetët e VV-së me zënë ngushtë për këtë çështje.

Ajo theksoi se i kanë denoncuar keqbërësit dhe ata gjinden në burg. Por, ka pyetur deputetin Zyba çfarë kanë bërë deri tash si pushtet lidhur me këtë çështje.

“Kurrë mos tentoni me më heshtë me rastin 2.1 milionëshit që është vjedhur në kohën time kur kam qenë në Ministri, asnjë herë. S’keni me mundur kurrë me arrit atë. Kurrë s’keni me mundur me më heshtur. Jam kanë ministre dhe e vetmja përgjegjësi e imja është që unë kam ndodhur ministre në atë kohë. Në kohën sa unë kam qenë ministre, unë i kam denoncuar keqbërësit dhe ata gjinden në burg. Çka keni bërë ju prej kohës 22 mars?”, theksoi ai.

Kundër replikë pati sërish nga deputeti Zyba lidhur me këtë çështje.

“Për me qenë i sigurt që e kuptova të kaluarën heroike tënde, theksuat se ‘i kam arrestuar’, i ke fut në burg. Ndërsa, për raportin 200 ditësh, theksuat se ‘keni bërë ju, por autoritetet’. Ne nuk kemi pasur vendime të tilla që po dëshiron me cilësua këtu veprime të kundërligjshme. Edhe tonat kanë qenë ligjore, por për dallim prej asaj tiketës tënde 2.1 milionë, dallimi duket më I vogël, por për periudhën është për të ardhmen, e jona, ndërsa e jotja I takon të kaluarës”, thekson ai.

Pas këtij debati, Kuvendi mori vendim që seanca të vazhdon punimet të mërkurën në orën 13:00.

(Kosova Sot Online)