Arrestohet në flagrancë 31-vjeçari për vjedhje në Termocentralin Kosova A

  • G.G /
  • 19 July 2021 - 14:25
Arrestohet në flagrancë 31-vjeçari për vjedhje në Termocentralin Kosova A

Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht ata të stacionit policor të  Obiliqit, dje kanë arrestuar në flagrancë një person lidhur me vjedhjen e pajisjeve të metalta në depon kryesore të ”Kosova Thëngjillit”, në Termo Centralin, Kosova A.

Policia njofton se bëhet fjalë për të dyshuarin: L. H. 31 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.

“Pas arrestimit me aktvendim mbi ndalim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar një hetim për rastin vjedhje e rëndë”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)