Gjobitet qytetari për parking të parregullt në Ferizaj

  • A.P /
  • 19 July 2021 - 16:13
Gjobitet qytetari për parking të parregullt në Ferizaj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka arritur të identifikojë personin, i cili me automjetin e udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, parking i parregullt në vendkalim të këmbësorëve, në Ferizaj. Kjo informatë, me foto u dërgua nga një qytetar në adresën e policisë.

Policia, e ftoi qytetarin S.B (M/K) 43 vjeçar, në stacionin policor të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor. Me këtë rast, përveç gjobës, atij iu konfiskua edhe automjeti.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast,  që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

Image

(Kosova Sot Online)