Nëntë persona të lënduar në një aksident në magjistralen Prishtinë -Podujevë

  • A.P /
  • 19 July 2021 - 21:38
Nëntë persona të lënduar në një aksident në magjistralen Prishtinë -Podujevë

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur rreth orës 18:40 në magjistralen Prishtinë -Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë katër automjete ( tri vetura dhe një autobus).

Si pasojë e aksidentit deri tani trajtim mjekësor kanë kërkuar nëntë persona të lënduar.

“Njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)