Trafikuan mbi 1 ton kanabis me gomone, shqiptarët dënohen rreth 70 vjet burg

  • A.P /
  • 19 July 2021 - 23:10
Trafikuan mbi 1 ton kanabis me gomone, shqiptarët dënohen rreth 70 vjet burg

Rreth 70 vjet burg është dhënë për shqiptarët e arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “San Silvestro”.

Vendimi është dhënë sot nga një gjykatë italiane, ku janë gjykuar 10 persona, me gjykim të shkurtuar.

Gjykata ka arritur që të zbusë disi dënimet për shqiptarët, ndryshe nga se kishte kërkuar prokurori.

Shqiptarët e dënuar dhe sa vjet u burgosën:

16 vjet (krahasuar me 18 të kërkuara nga prokurori) për Alban Limaj, një shqiptar 33-vjeçar;

14 vjet e 4 muaj (kërkesa ishte për 20 vjet) për Teodoro Vindice , 55 vjeç, nga Brindisi;

7 vjet e 4 muaj (kërkesa ishte për 8 vjet e 8 muaj) për 29-vjeçarin shqiptar Alvaro Aliaj që banonte në marinën e Leçes të Frigole;

5 vjet e 8 muaj (kërkohej, 8 vjet e 8 muaj) për Erfan  Bajrusi, 25 vjeç nga Leçe që jeton në Casalabate;

3 vjet, 4 muaj dhe një gjobë prej 20,000 euro (kërkesa ishte për 4 vjet, 3 muaj, 10 ditë, plus një gjobë prej 44,790 euro) për Mario Epicoco, 40 vjeç, nga Brindisi;

5 vjet, plus një gjobë prej 30,000 euro (kërkohej: 3 vjet, 4 muaj, plus një gjobë 28,000 euro), për Geraldo Ismailaj, një shqiptar 42-vjeçar, me vendbanim në Valsamoggia (Bolonja);

3 vjet e 4 muaj, plus një gjobë prej 20 mijë eurosh (kërkohej: 3 vjet e gjysmë, plus 32 mijë euro gjobë), për Claudio Rillo , 56 vjeç, nga Brindisi;

7 vjet e 8 muaj (krahasuar me 12 vjet e dy muaj të kërkuara nga prokurori) për Vitantonio Roma, 46 vjeç, nga Brindisi;

5 vjet dhe 4 muaj (krahasuar me 8 vjet, 10 muaj dhe 20 ditë të kërkuara nga prokurori) për Antonio Summa , 29 vjeç, nga Brindisi.

Dënimi i vendosur ndaj Cosimo Conte , 52 vjeç, nga Francavilla Fontana, përfundoi në bankën e të akuzuarve për ndihmë dhe mbështetje, sepse ai ishte përpjekur t’i shmangej hetimeve, duke gënjyer policët për anijen, për të cilën ai dukej se ishte pronar, është një vit e gjysmë.


(Kosova Sot Online)