Memli Krasniqi qëndron për vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës, uron festën e Kurban Bajramit

  • E.K /
  • 20 July 2021 - 10:47
 Memli Krasniqi qëndron për vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës, uron festën e Kurban Bajramit

Për festën e Kurban Bajramit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Bashkësinë Islame të Kosovës.

Me këtë rast, ai ka uruar festën e Kurban Bajramit për të gjithë qytetarët.

“Bekimet e Zotit qofshin mbi shqiptarët kudo që janë”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.

Shkrimi i tij:

Gëzuar Kurban Bajramin, me urimet më të mira për ju dhe familjet tuaja. Paqe, dashuri e begati për të gjithë. Bekimet e Zotit qofshin mbi shqiptarët kudo që janë!

(Kosova Sot Online)