Arben Vitia uron festën e Kurban Bajramit, kërkon nga qytetarët që të mbrojnë shëndetin e të vaksinohen

  • E.K /
  • 20 July 2021 - 11:19
 Arben Vitia uron festën e Kurban Bajramit, kërkon nga qytetarët që të mbrojnë shëndetin e të vaksinohen

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka uruar festën e Kurban Bajramit.

Në urimin e tij, Vitia ka përmendur edhe vaksinimin e qytetarëve kundër COVID-19.

Ai ka thënë se tashmë kur po përballemi me pandeminë, është e rëndësishme që të vaksinohemi sa më shpejt dhe të mbrojmë vetën dhe të tjerët.

“Ndaj në këtë ditë përcillni porosinë të afërmve tuaj, miqve e shokëve se mbrojtja e shëndetit është detyrë për të gjithë. Le të marrim vaksinën që festat e ardhshme t’i festojmë me plot hare”, ka shtuar ai.

Shkrimi i tij i plotë:

ME FAT KURBAN BAJRAMIN!

Kurban Bajrami në bazën e saj ka sakrificën, barazinë dhe solidaritetin. Festë që na bashkon më shumë me njëri-tjetrin.

Urime Festën që shëmbëllen dashurinë e njeriut ndaj të madhërishmes për të gjithë shqiptarët besimtarë mysliman.

Në këtë ditë që të gjithë mblidhemi me familjet tona e takojmë të afërmit tanë ju uroj sa më shumë mbarësi dhe shëndet.

Festat si kjo janë shprehje e adhurimit, e gëzimit për përkrahjen e njeri-tjetrit. Tashmë kur po përballemi me pandeminë, është e rëndësishme që të vaksinohemi sa më shpejt dhe të mbrojmë vetën dhe të tjerët. Ndaj në këtë ditë përcillni porosinë të afërmve tuaj, miqve e shokëve se mbrojtja e shëndetit është detyrë për të gjithë. Le të marrim vaksinën që festat e ardhshme t’i festojmë me plot hare.

(Kosova Sot Online)