Argatët e SHIK-ut dhe Pronto-s në grupet punuese të MD-se e ngadalësojnë VETTING-un

Argatët e SHIK-ut dhe Pronto-s në grupet punuese të MD-se e ngadalësojnë VETTING-un
Argatët e SHIK-ut dhe Pronto-s në grupet punuese të MD-se e ngadalësojnë VETTING-un

Naim Miftari

  • 20 July 2021 - 07:39

Shkruan: ANALISTI-Naim Miftari

Ministria e drejtësisë duhet që të gjithë sabotatorët e Prontos dhe të mafies së politikanëve të korruptuar dhe sekserëve të oligarkëve të tyre ti largon nga komisionet ku bëhen ligjet, pasi ata sabotues janë lënë aty qëllimisht, jo për ta ndihmuar ligjin dhe drejtësinë por përkundrazi, për ta sabotuar, ngadalësuar dhe ndaluar plotësisht punën nëse munden dhe gjejnë hapësirë apo mbështetje.

Vonesa qe te përfundoj para pushimeve verore, puna e dy grupeve punuese të Ministres së Drejt sis për ta përfunduar pakon e dy ligjeve Anti-Korrupcion, për Konfiskimin e pasurisë dhe ligjin Vetting, me siguri që është një vonesë- zhagitje e qëllimshme që po bëhet përmes pengesave të ndryshme te brendshme. Mos hartimi i këtyre draftligjeve dhe mos dërgimi më i shpejtë në qeveri për miratim është me ndikim negativ. Çdo vonesë e mëtejme do të ketë pasoja për shtetin e Kosovës. Kurse këto vonesat janë të qëllimshme dhe tregon se në mesin e grupeve punuese ka edhe individ që qëllimisht e ngadalësojnë apo edhe e ndalin krejt procesin e procedimit të shpejtë në qeveri të këtyre draft ligjeve.

Pra kjo më së miri tregon se në këto komisione ka plot argat të SHIK-ut, të argatëve të sistemeve të vjetra, të ish komunistëve jugosllav, por sidomos ka shumë argat të Prontos të Hashim Thaçit e Adem Grabovcit me shokë të cilëve aspak nuk ju konvenon as VETTING-u por nuk ju konvenon sidomos Ligji për konfiskimin e pasurive të paligjshme . Sidomos argatët e Prontos e të krimit të organizuar politik janë prezent në mekanizmat e KPK-së dhe të KGJK-së të cilat janë kryekëput punonjës e sekser të ish pushtetarëve të më hershëm, sidomos të PDK,LDK,AAK.

Nuk po e kuptoj Ministrinë e Drejtësisë pse nuk qet afate kohore apo kontrolle monitorime më të afërt të këtyre komisioneve për përfundimin sa më të shpejtë të këtyre drafteve ligjore ku çdo vonesë e pa justifikueshme do të dënohej me masa ligjore. Vendi jon nuk duhet me lejue që të mbetet peng i statuskuos të krijuar nga sekserët e pushteteve të kaluara të Thaçit, Mustafes, Haradinajt , Hotit. Sa më shpejtë të bëhen ligjet aq më shpejtë do të instalohet sundimi i ligjit dhe drejtësia në Kosovë, ligji duhet të jetë i njëjtë si për qytetarin, si për politikanin, si për milionerët e oligarkët politikanë të korruptuar e mafioza. Sa ma shpejt të bëhen ligjet aq ma shpejt dot sundonte ligji dhe drejtësia në Kosovë për ti ndjekur dhe kapur kokat e rrjeteve të krimit të organizuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".