IKSHPK uron festën e Kurban Bajramit, kërkon nga qytetarët që të vaksinohen kundër COVID-19

  • E.K /
  • 20 July 2021 - 11:41
 IKSHPK uron festën e Kurban Bajramit, kërkon nga qytetarët që të vaksinohen kundër COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka uruar festën e Kurban Bajramit.

Nga ky institut kanë thënë se përkundër festës, ata po vazhdojnë të punojnë.

Ndërsa, me këtë rast nga IKSHPK i kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

Të njëjtën thirrje sot e bëri edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Vitia kërkoi nga qytetarët që të ruajnë shëndetin e tyre dhe të vaksinohen.

Njoftimi i IKSHPK’së:

Puna në Institutin Kombëtar vazhdon pa pushim!

Qytetarë të nderuar!

Urime Festa e Kurban Bajramit!

Ju lutemi vaksinohuni të gjithë për të qenë të shëndetshëm!

(Kosova Sot Online)