Përfshihet në aksident vetura e një mërgimtari të Fusha e Pajtimit, 3 të lënduar

  • E.K /
  • 20 July 2021 - 15:31
 Përfshihet në aksident vetura e një mërgimtari të Fusha e Pajtimit, 3 të lënduar

Një veturë me targa të huaja dhe një me targa vendore janë aksidentuar sot në rrugën magjistrale Ferizaj -Kaçanik, në vendin e quajtur Fusha e Pajtimit.

Policia ka konfirmuar se nga ky aksident lëndime të lehta trupore kanë pësuar tre persona.

lenud

“Si pasojë e këtij aksidenti, përvec dëmeve të shkaktuara materiale në të dy automjetet, 3  persona janë lënduar lehtë”, ka konfirmuar policia.

Policia e Kosovës vazhdimisht bën apel dhe ndërmerr aktivitete me qëllim të uljes së numrit të aksidenteve në komunikacionin rrugor.

(Kosova Sot Online)