Tmerrohet gjakovarja pak para faljes së Bajramit, hajni i hyri brenda dhe e kapi për fyti në gjumë

  • A.P /
  • 20 July 2021 - 17:13
Tmerrohet gjakovarja pak para faljes së Bajramit, hajni i hyri brenda dhe e kapi për fyti në gjumë

Një rast i grabitjes ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, konkretisht rreth orës 05:00. Policia njofton se viktima femër derisa ishte duke fjetur në shtepinë e saj në rrugën “Shotë Galica” – në Gjakovë, një i dyshuar ju kishte hedhur me gjunjë në trup dhe duke e shtrënguar për fyti i kishte kërkuar para.  

Policia konfirmon  se i dyshuari, kishte arritur të marrë nga portofoli shumën prej 4 (katër) euro, si dhe nje telefon të markës Samsung në vlerë prej 50 ëuro. Më pas i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. I dyshuari e kishte fytyrën të mbuluar me një kapelë në formë maske ku nuk i vërehej fytyra fare.

Tutje, policia thotë se pas një pune operacionale hetimore është arritur që të arrestohet i dyshuari: SH. Z. I lindur 2001 i përkatësisë ashkali. 

“I cili në prezencën e avokatit ka pranuar ne tërësi veprën me te cilen akuzohej. Gjerat e grabitura si dhe kapela me te cilën dyshohet se eshte kryer vepra jane konfiskuar nga ana e policisë”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar departamenti i krimeve të rënda, dhe me urdhër,  i dyshuari ndalohet në qendren e ndalimit. Rasti është nën hetime dhe është cilësuar si grabitje. 

(Kosova Sot Online)