Merkel viziton zonat e përmbytura në Gjermani

  • A.P /
  • 20 July 2021 - 20:18
Merkel viziton zonat e përmbytura në Gjermani

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë sot zonat e prekura nga përmbytjet në North Rhine Westphalia.

Së bashku me Armin Laschet, kryeministri i shtetit dhe pasardhësi i mundshëm i Merkel si kancelar pas zgjedhjeve të shtatorit, ajo do të vizitojë Bad Muenstereifel në zonën e Euskirchen.

Merkel ka vizituar më parë zonat e prekura në Rheinland-Pfalz, ku u konfirmua që përmbytjet kishin vrarë 117 njerëz që nga e hëna.

Në North Rhine Westphalia, numri i të vdekurve ishte 47, 

Merkel pritet të flasë me përfaqësuesit e organizatave të ndihmave në qytetin e prekur rëndë nga përmbytjet.

Pas një takimi me banorët ajo pritet të bëjë një shëtitje nëpër zonë.

Qeveria ka thënë se po punon për një paketë të madhe ndihme financiare për rajonin e prekur.

(Kosova Sot Online)