Mëngjesin e Bajramit, 9 llapjanë bëhen llom duke u rrahur mes vete

  • G.G /
  • 21 July 2021 - 09:23
Mëngjesin e Bajramit, 9 llapjanë bëhen llom duke u rrahur mes vete

Ditën e djeshme ka ndodhur një përleshje masive në mes dy familjeve në qytetin e Podujevës.

Në këtë përleshje kanë qenë të përfshirë 9 persona, ku si pasoj të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku në vendin e ngjarjes kanë njoftuar se janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator me 7 fishek dhe një shkop.

Rasti ka ndodhur rreth orës 09:00 dhe me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Podujevë,  20.07.2021 – 09:00. Ka ndodhur një përleshje në mes të dy familjeve (9 meshkuj kosovarë), ku si pasoj të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator me 7 fishek dhe një shkop. Me vendim të prokurori, rasti shkon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)