Zhduket e mitura nga Gjakova, babai e raporton në polici

  • G.G /
  • 21 July 2021 - 10:37
Zhduket e mitura nga Gjakova, babai e raporton në polici

Një burrë nga Gjakova ka raportuar në polici se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Gjakovë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Ankuesi ka njoftuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia në orën 18:00 dhe më nuk është kthyer.

Ndërkaq policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Gjakovë, 20.07.2021 – 18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se e bija e tij viktima femër kosovar (e mitur), është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.  Rasti nën hetime”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)