Kina largon dënimet, i lejon qytetarët të bëjnë fëmijë sa të duan

  • G.G /
  • 21 July 2021 - 10:47
Kina largon dënimet, i lejon qytetarët të bëjnë fëmijë sa të duan

Qeveria e Kinës ka njoftuar se tani familjet kineze mund të kenë fëmijë sipas dëshirës, pa numër të kufizuar si më parë.

Shpallja përfundoi, në një farë forme, pengesat prej disa dekadash mbi numrin e fëmijëve që një familje mund të ketë, kur autoritetet po mundohen të rrisin lindjet e reja, për shkak të plakjes së vazhdueshme të popullsisë. Lindjet ranë për 15% vitin e kaluar.

Kina filloi ta largonte politikën e saj të rreptë, që lejonte vetëm një fëmijë, rreth 6 vite më parë, pasi e pati vendosur në vitet e 80-a. Kjo nënkupton se për më shumë se tri dekada, autoritetet kineze, duke u përpjekur ta arrijnë cakun e numrit të popullsisë, shpesh përdorën masa të dëmshme, si abortime dhe sterilizime. Preferencat e familjeve për djem, sidomos në zonat rurale, shkaktuan mungesë të barazisë në strukturën gjinore.

Familjet që thyen ligjin për një fëmijë, më vonë për dy fëmijë, hasën në gjoba të papërballueshme dhe vështirësi në punësim. Së fundmi, vitin e kaluar, mediet lokale raportuan se autoritetet lokale gjobiten një familje me 112.200 dollarë, për shkak se kanë pasur 7 fëmijë.

“Qeveria nuk do t’i dënojë më çiftet që e thyejnë ligjin për planifikim të familjes, duke pasur më shumë fëmijë sesa janë të lejuar,” raportoi agjencia e lajmeve, Xinhua, duke cituar një dokument të lëshuar të martën mbrëma.

Dokumenti gjithashtu bëri thirrje për ligje më të mira mbi pushimin e lehonisë dhe sistemin e kujdesit të fëmijëve. Ky qëndrim përcolli njoftimin e 31 majit që familjet mund të kenë 3 fëmijë secila.

(Kosova Sot Online)