Piu raki për Bajram, vushtrriasi rrah policin e bën për spital

  • G.G /
  • 21 July 2021 - 10:57
Piu raki për Bajram, vushtrriasi rrah policin e bën për spital

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtrri, pasi i njëjti kishte rrahur një polic. I dyshuari fillimisht e kishte penguar policin në punën e tij e më pas e kishte sulmuar edhe fizikisht.

Policia në raportin e saj, njofton se zyrtari policor ka kërkuar ndihmë mjekësore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur fillimisht ka penguar dhe më pas ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor/viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari ndalet në ndalim policor dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)