NATO-ja po bëhet gati për ta zgjedhur liderin e ri

  • G.G /
  • 21 July 2021 - 11:03
NATO-ja po bëhet gati për ta zgjedhur liderin e ri

NATO po përgatitet për zgjedhjen e një liderit të ri pasi që Jens Stoltenberg e përfundon mandatin e tij.

Ish-kryeministri norvegjez, Stoltenberg, ka shërbyer në postin më të lartë civil që nga tetori i vitit 2014. NATO-ja ia zgjati kontratën deri në shtator të vitit 2022, duke lënë më shumë se një vit kohë për të zgjedhur një zëvendësues.

Në selinë qendrore, diskutimet zyrtare kanë filluar dhe pasardhësi i Stoltenberg-ut pritet të prezantohet në një samit të liderëve të NATO-s në Madrid në fund të pranverës ose në fillim të verës së vitit të ardhshëm.

Mirëpo spekulimet kanë filluar në qytete të ndryshme të Evropës, me disa zyrtarë, diplomatë dhe analistë që thonë se pas 72 vitesh, është koha që aleanca të emërojë gruan e parë në krye të detyrës civile.

Të tjerë thonë se, duke e pasur parasysh përballjen e vazhdueshme me Rusinë, zgjedhja e një evropiani lindor do t’i dërgonte një sinjal të rëndësishëm Moskës, shkruan Politico.

Emrat të cilat po përfliten se do të jenë në garë për këtë pozitë janë: ish-presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, ish-presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaitė, dhe presidentja aktuale e Estonisë, Kersti Kaljulaid.

Duke zgjedhur një lider të Evropës Lindore, NATO-ja do t’i çonte mesazh të qartë Rusisë se aleanca është e bashkuar dhe se shtetet e Evropës Lindore janë dhe do të mbeten pjesë e pandashme e aleancës.

(Kosova Sot Online)