Vdes ish-asamblistja e PDK-së në Gjilan, dyshohet se ra nga ballkoni i banesës

  • G.G /
  • 21 July 2021 - 13:23
Vdes ish-asamblistja e PDK-së në Gjilan, dyshohet se ra nga ballkoni i banesës

Media raportoi sot për një ngjarje të rëndë në Gjilan, ku një femër i dha fund jetës së saj duke rënë nga kati i pestë i banesës. Viktima është Arzie Nuhiu, 44-vjeçare, ish-asambliste e PDK-së në Gjilan.

Vdekjen e saj Policia e ka cilësuar të dyshimtë dhe kanë filluar hetimet.

Nga Policia kanë dhënë detaje për ngjarjen tragjike që ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në lagjen Bojanina të Gjilanit.

“Sot me 21 korrik 21 rreth  orës 03:50 të mëngjezit, Policia e Kosovës në Gjilan   ka pranuar  informatën se në rrugën “Raif Halimi “, në pjesën e pasme të njërës nga  ndërtesat në këtë rrugë është vërejt një trup i personit të gjinisë femërore.

Njësitet policore nga stacioni policor i Gjilanit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Më pas nga familjarët është identifikuar se bëhet fjalë për A. N. (1977) femër  shtetase e Kosovës, që ishte duke banu  në katin e pestë të ndërtesës në këtë rrugë.

Dyshimet fillestare janë se e njëjta ka rënë nga ballkoni i banesës së saj ku ishte duke jetuar.

Në  vendngjarje   ka  prezantuar  shërbimi  Emergjent (ndihma e parë ) ku nga   mjeku  kujdestar i  kësaj  njësie  është   konstatuar  vdekja .

Në  vendngjarje ka prezantuar prokurori i shtetit për  “Krime  të Rënda”, njësitet   e  hetimeve dhe forenzikës rajonale .

Prokurorin i shtetit ka urdhëruar që  trupi  i pajetë   dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore –  Prishtinë.

Rrethanat  dhe motivet se si ka ndodhë ky rast i rëndë ende nuk dihen.

Rasti për momentin është cilsuar si “Vdekje e dyshjmt” dhe hetimet e mëtejme janë duke i udhëheq Policia e Kosovës njësitet e hetimeve Rajonale në kordinim me Prokurorin e shtetit.”

(Kosova Sot Online)