Nuk miratohet Projektligji për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10

  • G.G /
  • 21 July 2021 - 14:13
Nuk miratohet Projektligji për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10

Ka nisur të mbahet vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës, ndërsa në mungesë kuorumi nuk u miratua Projektligji për Ratifikimin e Amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10.

Kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci tha se kjo pikë e rendit të ditës shtyhet për më vonë.

Ndryshe, Instituti Demokratik i Kosovës i ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë katër marrëveshjet ndërkombëtare të cilat nuk arritën të miratohen në seancat e kaluara në mungesë të kuorumit.

(Kosova Sot Online)