Pasojat e katastrofike të përmbytjeve, Gjermania miraton ndihmën prej 400 milionë eurosh

  • G.G /
  • 21 July 2021 - 14:34
Pasojat e katastrofike të përmbytjeve, Gjermania miraton ndihmën prej 400 milionë eurosh

Gjermania miraton paketën e ndihmës prej 400 milionë € për të përballuar pasojat e përmbytjeve dhe u zotua se do të fillojë shpejt në rindërtimin e zonave të shkatërruara, raporton Euronews.

Ministri i Financave Olaf Scholz tha se paketa, e financuar gjysma nga qeveria federale dhe gjysma nga qeveritë e shtetit të Gjermanisë, do të ndihmojë njerëzit të merren me pasojat e përmbytjes dhe do të zgjerohet nëse është e nevojshme.

“Ne do të bëjmë atë që është e nevojshme për t’i ndihmuar të gjithë menjëherë,” tha ai. Qeveria gjithashtu pret të shpenzojë miliarda për rindërtimin, por sa saktësisht nuk do të jetë e qartë derisa autoritetet të kenë një pasqyrë më të mirë të shkallës së dëmit.

Teksa vizitoi qytetin e dëmtuar rëndë Bad Muenstereifelm kancelarja Angela Merkel tha se “ne do të bëjmë gjithçka … në mënyrë që paratë të vijnë shpejt për njerëzit, që shpesh nuk kanë më asgjë përveç rrobave në shpinë”.

“Shpresoj që kjo të jetë çështje ditësh,” shtoi ajo. Sa i përket përpjekjes afatgjatë të rindërtimit, ajo tha, restaurimi i infrastrukturës “do të zgjasë më shumë se disa muaj”, duke treguar shumë ura të shkatërruara.

Të paktën 171 njerëz mbetën të pajetë në Gjermani si pasojë e daljes e reshjeve të dendura dhe daljes nga shtrati të lumenjëve. Ndërsa 31 të tjerë humbën jetën në Belgjikën fqinje, duke e çuar numrin e të viktimave në të dy vendet në 202.

(Kosova Sot Online)