Kryeministri Kurti kthehet sot në Kosovë

  • G.G /
  • 21 July 2021 - 15:01
Kryeministri Kurti kthehet sot në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të kthehet sot në Kosovë.

Pas 13 ditësh jashtë vendit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të kthehet sot në Kosovë.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Gjatë ditës së sotme kthehet”, ka deklaruar Kryeziu.

Ndryshe, Kurti ka shkuar në Greqi më 8 korrik. Më 9 korrik ai ishte pjesëmarrës në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga “The Economist” nga Qeveria e Greqisë.

Pas Greqisë, Kurti shkoi në Francë, ku mori pjesë në festivalin e filmit në Kanë.

Pas Francës, Kryeministri Kurti shkoi në Bruksel, ku të hënën takoi Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në Bruksel, Kurti prezantoi një marrëveshje për paqe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili përmban 6 nene, por që u refuzua nga pala serbe.

(Kosova Sot Online)