Shtëpi dhe rrugë të shkatërruara, pasojat katastrofike pas përmbytjeve në Gjermani

  • E.K /
  • 21 July 2021 - 17:17
 Shtëpi dhe rrugë të shkatërruara, pasojat katastrofike pas përmbytjeve në Gjermani

Përmbytjet që ndodhën në Gjermani më 15 korrik, morën jetën e më shumë se 160 njerëzve.

Ndërkohë që situata është qetësuar sadopak, shihen pasojat katastrofike që kanë ngelur pas përmbytjeve.

Në fotot e publikuara nga BBC, shihet se shumë shtëpi, rrugë janë shkatërruar, ndërkohë që janë shembur edhe ura.

Përmbytjet kanë përfshirë edhe Belgjikën, Austrinë por edhe kontinentin aziatik, kryesisht Kinën.

(Kosova Sot Online)