Hyseni: Kurti do ta zbatojë marrëveshjen e Uashingtonit pikë për pikë

  • E.K /
  • 21 July 2021 - 23:29
 Hyseni: Kurti do ta zbatojë marrëveshjen e Uashingtonit pikë për pikë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni ka folur për marrëveshjen e Uashingtonit dhe për njohjen e shtetit të Kosovës nga Izraeli.

Hyseni  ka thënë se Kurti do ta zbatojë marrëveshjen e Uashingtonit ‘pikë për pikë’.

Ai tha se njohja nga shteti i Izraelit do të konsiderohet si moment kyç i një kthese të rëndësishme.

“Marreveshjen e Uashingtonit Kurti duhet ta zbatojë pikë për pikë. Kosova nuk ka kurrfarë gjasash të bëjë anëtarësim të ri pa mbeshtetjen e partnerëve të rëndësishëm në botë. Jo shumë kohë prej sot do të konsiderohet si një moment kyc për një kthesë të rëndësishme”, ka thënë Hyseni.

(Kosova Sot Online)