Gjakovari përfundon në pranga, po bashkëjetonte me një vajzë të mitur

  • E.K /
  • 22 July 2021 - 09:04
 Gjakovari përfundon në pranga, po bashkëjetonte me një vajzë të mitur

Një person është arrestuar në Gjakovë, ka bërë të ditur policia e Kosovës.

Në raportin 24-orësh, policia ka bërë të ditur se ky person, është arrestuar dje rreth orës 18:00, pasi që i njëjti pa pëlqimin dhe dijeninë e prindërve të viktimës, ishte bashkëjetuar me një vajzë të mitur.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjakovë, 20.07.2021 – 18:00. Me datë 21.07.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti pa pëlqimin dhe dijeninë e prindërve të viktimës femër  kosovare (e mitur), kishin vendosur që të bashkëjetojnë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të policisë.

(Kosova Sot Online)