11 vjetori i vendimit të GJND-së, Osmani mesazh Serbisë: Koha që shtetet ta njohin realitetin e pakthyeshëm

  • E.K /
  • 22 July 2021 - 10:45
11 vjetori i vendimit të GJND-së, Osmani mesazh Serbisë: Koha që shtetet ta njohin realitetin e pakthyeshëm

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GNJD) 11 vjet më parë dha mendimin këshillëdhënës sipas të cilit deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Me 10 vota pro dhe 4 kundër anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë që deklarata e pavarësisë së Kosovës të konsiderohet shkelje e së drejtës ndërkombëtare.

Vendimi ishte lexuar nga presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në atë kohë, Hiasashio Ovada, ku u tha se “Deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare”.

E sot, lidhur me këtë vendim ka reaguar presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila deklaroi se “Republika e Kosovës është këtu për të qëndruar: sovrane, e pavarur, demokratike dhe paqedashëse. Do të mbetet përgjithmonë kështu”.

“11 vjet më parë, GJND vendosi që pavarësia jonë nuk shkel të drejtën ndërkombëtare. Koha është që vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë. Republika e Kosovës është këtu për të qëndruar: sovrane, e pavarur, demokratike dhe paqedashëse. Do të mbetet përgjithmonë kështu.

(Kosova Sot Online)