Ehat Miftaraj reagon pasi qeveria u tërhoq nga marrëveshja për tiketën 5 euroshe

  • E.K /
  • 22 July 2021 - 11:27
Ehat Miftaraj reagon pasi qeveria u tërhoq nga marrëveshja për tiketën 5 euroshe

Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar pas vendimit që ka marrë qeveria për të pezulluar vendimin për tiketën prej 5 eurove.

Ai këtë vendim e ka komentuar përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook.

“Tërhiqet Qeveria, pezullohet marrëveshja për tiketën 5 euroshe! Qeveria gjatë qeverisjes mund te marr vendime te gabuara, mund te marr vendime korruptive, por ajo qe dallon nje qeveri me integritet dhe nuk e perkrah monopolin dhe aferat korruptive   eshte nese e njejta qeveri reflekton”, ka shkruar ai.

“Qeveria sot paska reflektuar dhe kjo eshte mire si per sundimin e ligjit, qeverisjen e mire, po ashtu edhe per kthimin e besimit te publikut ne shtet ligjor. Vendim per tu pershendetur.  10 milione Euro per pese vite, padyshim se di ishte njolle e keqe per secilen qeveri”, tha i njëjti.

(Kosova Sot Online)