
Lexoni edhe:
Pezullohen nga puna 9 zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë
Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se si mund të mbrohemi nga sëmundjet që barten me ujë të ndotur.
Sipas IKSHP-së, uji luan rol të rëndësishëm për organizmin e njeriut, dhe nga përdorimi i ujit të ndotur shkaktohen më shumë se 200 sëmundje.
Pezullohen nga puna 9 zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë Lexoni edhe:
Njoftimi i plotë:
Parandalimi i sëmundjeve që barten me ujë
Uji i pijshëm duhet të jetë brenda kritereve të përcaktuara sipas rregulloreve në fuqi, në mënyrë që mos të dëmtojë organizmin.
Uji luan rol të rëndësishëm për organizmin e njeriut.
Ndotja e ujit dhe përdorimi i tij ndikon në shëndetin e njeriut. Sot dihet se nga përdorimi i ujit të ndotur shkaktohen më shumë se 200 sëmundje, disa prej të cilave shkaktohen nga ndotja e ujit me jashtëqitje të njeriut ose të kafshëve.
Si mund të mbrohemi nga sëmundjet që barten me ujë të ndotur?
• Konsumoni ujë të sigurtë/ të dezinfektuar për pije. Në mungesë të tij, vlojeni ujin së paku 10 minuta dhe ftoheni para përdorimit.
• Ruani ujin në enë të pastërta.
• Mos kyçni bunaret në rrjetin e ujësjellësit.
• Lani duart para dhe pas përgaditjes dhe ngrënies së ushqimit.
• Lani duart me ujë të pastër dhe sapun pas përdorimit të toaletit, ndërrimit të pelenës së femijës, kujdesit ndaj personit tjetër si dhe kujdesit ndaj kafshëve.
UJI I PASTËR – SËMUNDJA LARG.
(Kosova Sot Online)