Ekspertiza për 26-vjeçaren: I dashuri e rrahu, e tërhoqi zvarrë dhe e hodhi në det

  • E.K /
  • 22 July 2021 - 14:06
 Ekspertiza për 26-vjeçaren: I dashuri e rrahu, e tërhoqi zvarrë dhe e hodhi në det

E rrahu dhe e tërhoqi zvarrë te shkëmbinjtë për ta hedhur në det. Ky është përfundimi i raportit mjeko-ligjor për 26-vjeçaren Garyfallia e cila u vra nga i dashuri në Folegandros të Greqisë.

Sipas raportit, 30-vjeçari pasi e rrahu, e tërhoqi zvarrë derisa e hodhi në det, ku e reja humbi jetën nga mbytja.

Sipas gjetjeve të ekzaminimit të shërbimit mjeko-ligjor të Pireut, i kryesuar nga eksperti mjekësor Elias Bogioka, trupi i pajetë i Garyfallia, i cili u tërhoq nga deti nga zyrtarët e portit, kishte të nxira nga grushti në syrin e djathtë, gërvishtjet në anën e djathtë, si dhe një plagë 4-5 cm në anën e djathtë të kokës së saj. Një traumë që kërkon hetim të mëtejshëm.

Gjithashtu, nga goditjet në shkëmbinj,  kafka e saj është çarë. Të gjitha goditjet, por edhe zvarritjet në shkëmbinj janë bërë ndërsa Garyfallia ishte gjallë, sipas ekzaminimit mjeko-ligjor.

Në larg dhe mushkëritë e dsaj u gjet shumë ujë deti, ndërsa gjithashtu kishte shenja të mavijosjeve në gjirin e djathtë. Autori e hodhi atë në det, ndërsa vdekja erdhi si pasojë e mbytjes.

(Kosova Sot Online)