Njihuni me 'Tarzanin' e Kosovës: Ai ha prush, hithra dhe duron goditjet me sende të forta

  • E.K /
  • 22 July 2021 - 14:09
Njihuni me 'Tarzanin' e Kosovës: Ai ha prush, hithra dhe duron goditjet me sende të forta

Në një fshat të zakonshëm të Kosovës, jeton një njeri i jashtëzakonshëm.

Bëhet fjalë për Ramiz Ramadanin, që njihet ndryshe dhe si Tarzani i Kosovës. Ai jeton në fshatin Smirë të Vitisë dhe është bërë i njohur me fuqitë e tij të jashtëzakonshme.

Ai sfidon hekurin e skuqur në zjarr, ha hithra, mban në gojë prush ndërsa cigaren e fik me gjuhë.

Ai thotë se duron dhe goditjet me sende të forta në bark. Në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit”, ai tha: “Guinnessin e kam sfiduar. Shkencën e kam ulur poshtë.”

54 vjeçari me aftësi të rralla arriti të ngrejë live me gishtin e madh të dorës një peshë prej 60 kg.

(Kosova Sot Online)