Kryeministri Kurti u dërgon telegram ngushëllimi familjeve të dy viktimave të përmbytjeve në Gjermani

  • A.P /
  • 22 July 2021 - 19:11
Kryeministri Kurti u dërgon telegram ngushëllimi familjeve të dy viktimave të përmbytjeve në Gjermani

Familjeve të dy viktimave të përmbytjeve në Gjermani, Kanessa Koxha dhe Shaban Delija, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka dërguar telegram ngushëllimi.

Në letrat e ngushëllimit, të cilat u janë dërguar familjeve Koxha në Kaçanik dhe familjes Delija në fshatin Zahaq të Pejës, kryeministri Kurti ua ka shprehur atyre ngushëllimet për humbjen e familjarëve në fatkeqësinë natyrore që ka goditur Gjermaninë.

“Me mendje e zemër jemi pranë Jush, në këto ditë zie e pikëllimi, ka shkruar kryeministri Kurti në letrat e ngushëllimit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Kujtojmë se ditëve të fundit, reshjet kanë shkaktuar përmbytje në pjesën perëndimore të Gjermanisë, duke lënë të vdekur me qindra persona. Në mesin e tyre janë edhe dy kosovarë.


(Kosova Sot Online)