I riu masakrohet me thikë derisa po filmonte një videoklip

  • E.K /
  • 23 July 2021 - 08:44
 I riu masakrohet me thikë derisa po filmonte një videoklip

Një reper i ri u vra me thikë në Britaninë e Madhe ndërsa ishte duke filmuar videoklipin e këngës së tij më të fundit.

20-vjeçari Shane Jerome u godit disa herë me thikë në Brixton High Street në Londrën e Jugut nga një grup personash duke humbur jetën menjëherë në vendngjarje.

Shkaqet e këtij krimi janë ende të paqarta dhe disa dëshmitarë treguan se agresorët u shfaqen nga hiçi duke e masakruar reperin.

(Kosova Sot Online)