Të burgosurit marrin peng rojat e burgut, kërkojnë pica për shokët dhe helikopter

  • E.K /
  • 23 July 2021 - 10:12
 Të burgosurit marrin peng rojat e burgut, kërkojnë pica për shokët dhe helikopter

Dy roja burgu në Suedi u mbajtën peng për nëntë orë të mërkurën nga dy të burgosur, të cilët kërkuan pica si haraç. Rojat u liruan kur picat arritën në qelinë e të burgosurve.

Zëdhënësja Stina Lyles i tha agjencisë AFP se asnjëri nga rojat e burgut nuk është lënduar dhe të dy janë kthyer në mënyrë të sigurt në familjet e tyre.

Të burgosurit e përfshirë në këtë incident janë të dënuar për vrasje dhe po e vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së lartë, Hallby, afër qytezës Eskilstuna.

Ata arritën që të futen në një zonë të caktuar vetëm për rojat rreth orës 12 e 30 minuta të së mërkurës, tha një zyrtar tjetër i burgjeve, Torkel Omnell.

“Ne shpejt dërguam një ndërmjetës dhe e thirrëm policinë”, tha ky zyrtar.

Sipas raportimeve të medieve suedeze, dy të burgosurit pengmarrës i patën dy kërkesa: një helikopter për t’u arratisur dhe 20 pica për të burgosurit e tjerë.

Zëdhënësja e shërbimit korrektues tha se picat u dërguan në burg, por dy të burgosurit u kapën dhe u dërguan në një stacion policor për t’u marrë në pyetje për rrëmbim.

(Kosova Sot Online)