Krimi i organizuar po e infekton me korrupsion edhe ushqimin e Ushtrisë së Kosovës

Krimi i organizuar po e infekton me korrupsion edhe ushqimin e Ushtrisë së Kosovës
Krimi i organizuar po e infekton me korrupsion edhe ushqimin e Ushtrisë së Kosovës

Hajrullah Tërnava

  • 23 korrik 2021 - 07:43

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Institucionet e shtetit që e luftojnë krimin në përgjithësi, duhen të jenë të gatshme që në çdo kohë ta luftojnë krimin, edhe kur bëhet fjalë për një krim që është kryer vite më herët, si në këtë rastin e tenderëve të ushqimit të FSK-së, prandaj kur të dyshohet se është krye një krim vite me radhë duhet që të sfidohet edhe njëherë̈ apo edhe shumë herë Prokuroria e Kosovës, me dhënien e epilogut të drejtë dhe meritor, të mega aferës korruptive që ndërlidhet edhe me dosjen e falsifikimeve për kontratën prej mbi 8 milionë̈ euro për ushqimin e ushtarëve të FSK-së.

Është raportuar së fundi edhe në media, se Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke ndërmarrë veprime hetimore ndaj kompanisë “Beni Dona Plast”, për shkak të dyshimeve se kjo kompani ka falsifikuar ISO certifikatat në dosje të tenderit për furnizimin me ushqim të Forcës së Sigurisë̈ së Kosovës, certifikata këto që dëshmojnë kapacitetet e kompanive për kryerjen e veprimtarive të ndryshme, edhe të kësaj fushe. Çështja se si është arritur deri në pikën që kontrata për furnizimit me ushqim të FSK-së të hetohet nga prokuroria, pas shqyrtimit për rreth dy vjet në Ministrinë̈ e Forcës së Sigurisë dhe Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), është një skandal që duhet ta merr epilogun e zbatimit të drejtë të ligjit, e me të cilin rast do të sfidohet për herë të dytë Prokuroria e Kosovës.

Lufta për kontratën e parashikuar në vlerë 9 milionë̈ euro për furnizim me ushqim të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kishte nisur në prill të vitit 2018 dhe fillimisht, në garë për këtë kontratë kishin hyrë katër kompani, ku pas vlerësimit të ofertave, Ministria e Forcës së Sigurisë̈ i kishte vlerësuar si të përgjegjshme vetëm dy grupe të operatorëve ekonomikë, N.T.P. “Global Parajsa”; “Ciano Trading & Services” dhe N.T.P.T “Florenti, Sori-AL, KPL, Ushqimi” Sh.A. Mitrovicë. Kontratën e kishte fituar operatori ekonomik “Global Parajsa”; “Ciano Trading & Services”, tri herë radhazi, me ofertën 7.211.000.00 euro, e cila ishte 1.461.000.00 euro më i lirë sesa operatori tjetër.

Mirëpo kjo kontratë, ishte kontestuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit, nga dy operatorë tjerë ekonomikë, përfshirë̈ kompaninë “Beni Dona Plast”, të cilët ishin ankuar se kompania “Global Parajsa” nuk i kishte plotësuar kriteret sipas tenderit. Kontrata, tri herë me radhë, me vendime të OSHP-së, ishte kthyer në rivlerësim në Ministrinë e Forcës së Sigurisë̈, e cila, më 19 dhjetor 2019, më në fund njofton se kontrata i është dhënë “Beni Dona Plast”, me çmim prej 8.417.800.00 euro apo 1.206.800.00 euro çmim më i lartë sesa oferta e “Global Parajsa &Cianoo Trading & Services”, i cili për tri herë më parë ishte shpallur fitues. Mirëpo dy kompanitë tjera, “Florenti” dhe “Global Parajsa”, janë ankuar me pretendimet se Ministria e Forcës së Sigurisë ka shkelur ligjin kur e ka shpallur fitues “Beni Dona Plast”, ku Sipas tyre, kjo kompani nuk kishte arritur asnjëherë më parë, të argumentonte kriterin e domosdoshëm të qarkullimit financiar prej 10 milionë eurove në tri vjetët e fundit, për natyrën e njëjtë apo të ngjashme të kontratave.

Për këtë̈ kriter, “Beni Dona Plast” vazhdimisht më parë ishte shpallur e papërgjegjshme, e ku edhe në seancën e fundit të mbajtur në OSHP, përfaqësuesit e operatorëve ekonomikë “Global Parajsa” dhe “Ciano Trading & Services”, kishin ofruar dëshmi përmes të cilave pretendohej se “Beni Dona Plast” kishte falsifikuar dokumente, përkatësisht dy certifikata ISO. Gjatë seancës së OSHP-së, eksperti shqyrtues i këtij organi, nuk është pajtuar që t’i jepet kontrata “Beni Dona Plast”, pasi sipas tij, nuk i ka përmbushur kriteret ligjore. Ai ka kërkuar që të anulohet vendimi dhe lënda të kthehet serish në rivlerësim nga Ministria e Forcës së Sigurisë. Por, kjo nuk ka ndodhur dhe pas përfundimit të kësaj seance, OSHP-ja i ka dhënë̈ të drejtë Ministrisë së Forcës së Sigurisë që të vazhdojë me procedimin e kësaj kontrate për “Beni Dona Plast”. Në fund, pas pesë betejave në Organin Shqyrtues të Prokurimit, kjo kontratë ka përfunduar në mars të vitit 2020, në favor të kompanisë “Beni Dona Plast” prandaj edhe çështja është dërguar deri në Prokurori, prandaj prokuroria është aktivizuar për të ndërmarrë veprimeve hetimore, por se si do të veprohet për zbardhjen e këtij rasti, mbetet të shihet se a do ta ketë guximin për të vepruar sipas ligjit, për ta mbrojtur imazhin e së drejtës, të ligjit, por edhe të Ushtrisë së Kosovës FSK, që po përdoren nga lidhjet e krimit të organizuar për zhvatje të kundërligjshme.

Krimi i organizuar ne praktike për ekspertet e kriminalistikes është gjithnjë më i vështirë me u zbulua se vetë fakti që bëhet fjalë për një organizim të kryerjes së krimit na e dëshmon këtë, prandaj sikur që në këtë rast, në këtë krim kanë marr pjesë njerëz eminent të institucioneve për përfitime të tyre, që tani kjo dukuri është bërë e rëndomtë në shtetin tonë, dhe e ka qëllimin e pasurimit të atyre personave që marrin pjesë në ato krime.

Nëse po pretendohet dhe po i premtohet popullit se krimi do të luftohet pamëshirshëm, atëherë institucionet e luftimit të krimit në fjalë e kanë rastin me u dëshmua në këtë drejtim, dhe sa të bëhet luftimi i krimit në përgjithësi e sidomos të krimit të organizuar më efikas, edhe pushteti i kësaj Qeverie do të jetë më i gjatë, sepse elektorati këtë luftim të krimit po e pret me padurim, sepse populli është lodhur nga qeverisjet e kaluara e deri më tani, sepse të gjithë ata që e qeverisën këtë vend janë pasuruar në mënyrën më kriminele, prandaj deri më tani qëndruan në krye të shtetit dhe të institucioneve.Kjo ishte arsyeja pse elektorati i dëshpëruar nga ata udhëheqës të mëparshëm, në zgjedhjet e fundit ia dha votat në mënyrë absolute kësaj qeverie, vetëm pse premtoj se do ta luftoj krimin pamëshirshëm. Tani me të drejtë pritet nga kjo drejtësi që ta luftoj krimin në përgjithësi dhe mos të lejohet me abuzimin e buxhetit të ushtrish së vetë, si një institucion që duhej të jetë shembull edhe për institucione te tjera të vendit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".