Larg elegancës së sotme por të shijshme, ushqimet e viteve 1970

  • 23 July 2021 - 11:03
 Larg elegancës së sotme por të shijshme, ushqimet e viteve 1970

Autorja Anna Pallai ka risjellë në vëmendje pjatat më të famshme të darkave të viteve 1970, në Londër.

Nëpërmjet librit të saj, “70s Dinner Party: The Good, the Bad and the DoWnright Ugly of Retro Food.”, Anna ka risjellë fotografitë e disa prej recetave më të famshme të kohës.

Sipas saj, edhe pse nuk kishin elegancën e sotme, ushqimet asokohe nuk ishin vetëm për t’u fotografuar si në epokën e Instagramit, por dhe për t’u shijuar.

“Unë mendoj se ushqimi i viteve ’70 dhe asaj periudhe ishte gatuar për t’u shijuar nga njerëzit e tjerë, jo vetëm vizualisht, por edhe për t’u ngrënë.”, thotë ajo për CNN.

(Kosova Sot Online)