Ushtria izraelite vret protestuesin 17-vjeçar palestinez

  • S.A /
  • 24 July 2021 - 09:11
Ushtria izraelite vret protestuesin 17-vjeçar palestinez

Ushtarët izraelitë kanë qëlluar për vdekje një adoleshent palestinez gjatë një përleshjeje në Brekun e pushtuar Perëndimor të premten, tha Ministria e Shëndetësisë e Autoritetit Palestinez.

Dhuna shpërtheu në një protestë kundër vendbanimeve izraelite afër qytetit Ramallah, shkruan Reuters.

Dëshmitarët thanë se një grup i të rinjve palestinez hodhën gurë në drejtim të forcave izraelite, të cilat u kundërpërgjigjën me zjarr.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se një palestinez 17-vjeçar u qëllua me armë dhe më vonë vdiq nga plagët.

Në anën tjetër, ushtria izraelite nuk ka pasur ndonjë koment të menjëhershëm në lidhje me këtë incident.

(Kosova Sot Online )