Në Fushë Kosovë gjenden rreth 100 bimë kanabis

  • E.K /
  • 24 July 2021 - 09:49
Në Fushë Kosovë gjenden rreth 100 bimë kanabis

Në fshatin Miradi e Ulët në Fushë Kosovë janë gjetur rreth 100 bimë të egra narkotike kanabis.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë së Kosovës, ku është njoftuar se njësiti policor kishte dal në një lokacion pasi kishin informatë se aty janë mbjellë bimë narkotike.

Bimët janë asgjësuar nga njësiti përkatës dhe janë marrë disa mostra për ekzaminim, ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Miradi e Ulët, Fushë Kosovë 23.07.2021 – 18:00. Njësiti policor ka dalë në një lokacion pasi kishin informatë se aty janë  mbjellë bimë narkotike. Në vendin e ngjarjes janë vërejtur se kishte të mbjella rreth 100 bimë të egra narkotike kanabis. Bimët janë asgjësuar nga njësiti përkatës dhe janë marrë disa mostra për ekzaminim. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)