Hekurudha më e gjatë në botë kthehet në një lum të rrëmbyeshëm, shembet ura

  • E.K /
  • 24 July 2021 - 10:19
 Hekurudha më e gjatë në botë kthehet në një lum të rrëmbyeshëm, shembet ura

Hekurudha siberaine, që është dhe më e gjata në botë, që shtrihet nga Moska deri në qytetin Vladivostok, u kthye në një lum të rrëmbyeshëm, nga moti i keq me reshje masive shiu, duke u shkëputur në prej urave të saj.

Shembja e urës bllokoi lëvizjen e trenave për disa orë përgjatë hekurudhës mbi 9 mijë kilometërshe të gjatë.

Ministria e Emergjencave tha se fatmirësisht asnjë vdekje nuk është raportuar pas këtij incidenti, duke thënë se trenave iu është ndryshuar drejtimi.

Ndërkaq, presidenti rus, Vladimir Putin kërkoi që problemi të zgjidhet sa më shpejt pasi kjo mund të paralizojë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave në vend. 

(Kosova Sot Online)